Tulisa Contostavlos në kohët e fundit po duket gjithnjë e më mirë.
Pasi tregoi trupin e saj në Ibiza në muajin e kaluar, ish-pjesëtarja e jurisë së ‘X Factor’ ka udhëtuar sërish për në vendet e nxehta, kësaj radhe në Portugali.
Këngëtarja e dikurshme e bendit “N-Dubz”, është fotografuar në plazh, ndërsa trupi i saj është për t’u admiruar.
Ndryshe, 27-vjeçarja ka qenë pjesëtare e grupit “N-Dubz” dhe më pas ka qenë anëtare e jurisë së ‘X Factor’ në vitin 2011, kompeticion të cilin e fitoi grupi që ishte nën ombrellën e saj, “Little Mix”.
Në vitin 2013, ajo u arrestua me dyshimin se kishte bërë një marrëveshje për shitje të kokainës. Mirëpo, në korrik të vitit 2014, rasti u hodh poshtë. /Telegrafi/