Telegrafi

Këngëtarja nuk i mban lotët për kolegen e saj të vrarë (Foto/Video)

Selena Gomez nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë një koncerti në Miami, ku ia ka kushtuar një këngë koleges së saj të vrarë, Christina Grimmie.

Selena ishte takuar me Christinan kur ajo ishte 14 vjeçe, pasi njerku i saj e kishte angazhuar si vokale përcjellëse.

“Kur ajo ishte 14 vjeçe, ne e takuam, ndërsa unë dhe prindërit e mi nënshkruam me të. E veçanta e Christinas dhe familjes së saj është mbajtja e besimit shumë pranë”, është shprehur 23-vjeçarja.

Christina u vra nga një fans i saj i quajtur Kevin James Loible, i cili kishte pasur probleme mendore. Ai e vrau këngëtaren gjatë kohës kur ajo jepte autografe në Orlando pas një koncerti.

Pasi e vrau këngëtaren, ai e vrau edhe veten në momentin kur vëllai i Grimmiet e kishte rrëzuar në tokë. /Telegrafi/

LEXONI PO ASHTU

Identifikohet vrasësi i këngëtares (Foto)

Tragjike: Vrau këngëtaren, pastaj vrau veten