Site icon Telegrafi

Këngëtarja Marianne Faithfull rezulton pozitive me coronavirus

Marianne Faithfull (Foto: Dove/Daily Express/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Artistë të ndryshëm nga bota e muzikës dhe e artit së fundmi kanë rezultuar të jenë pozitivë me coronavirus.

Njëra ndër ta është edhe këngëtarja britanike, Marianne Faithfull, e cila aktualisht është në një spital pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19, shkruan Rolling Stone.

Këtë e bëri të ditur menaxheri ikonës së viteve të 60-ta, Francois Ravar, i cili tha se ajo është duke u kuruar në një spital në Londër.

(Foto: Richard Young/Shutterstock/Guliver)

“Ajo është e qëndrueshme dhe i përgjigjet trajtimit. Ne të gjithë i dëshirojmë asaj një shërim të plotë dhe të shpejtë”.

Kurse shoqja e saj, Penny Arcade, i tha Rolling Stone se këngëtarja kishte kohë që ishte strehuar në shtëpi pas urdhrit që e kishin dhënë Mbretëria e Bashkuar.

Nuk i dihet ende se nga është infektuar këngëtarja, por të hënën kur ajo e bëri testin për coronavirus ajo doli pozitive.

Faithfull gjatë jetës së saj ka pasur disa çështje shëndetësore, përfshirë hepatitin C dhe luftimet e saj me lëndë narkotike dhe anoreksinë. /Telegrafi/

Exit mobile version