Telegrafi

Këngëtarja ka ndryshuar stilin e flokëve: Ka lajmëruar trend të ri këtë sezon

Këngëtarja Selena Gomez ka vendosur të ndryshojë dukjen dhe flokët e saj të rrafshëta t’i zëvendësojë me kaçurrela

Këtë ia ka besuar floktares së famshme Marissa Marino, ndërkaq rezultati doli më shumë se i mirë, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e bukur flokët e veta të zakonshme i ka stilizuar në kaçurrela të dendura të cilat duken shumë natyrale dhe voluminoze.

Tipi i këtillë i kaçurrelave u rri mirë bash çdo forme të fytyrës, por edhe çdo gjatësie flokësh, andaj nuk do të gaboni nëse edhe ju i provoni në ditët e ardhshme.

Megjithatë, nëse dëshironi të vendosni për ndryshim drastik, ngjyra “xhenxhefil’ e flokëve do të jetë trend absolut i kësaj vjeshte. /Telegrafi/