Telegrafi

Këngëtarja Justine Skye ‘shokon’ publikun në finalen e NBA, thyen rregullat gjatë interpretimit të himnit (Video)

Këngëtarja e njohur amerikane Justine Skye është bërë kryetemë këto ditë në media.

Ajo ka qenë e ftuar për të kënduar himin e Amerikës para ndeshjes së NBA, të zhvilluar mes New Jerseyt dhe Orlando Magic.

Interpretimi ishte fantastik deri në momentin që këngëtarja bëri atë që nuk pritej.

Justine Skye e nisi për mrekulli interpretimin e himnit të Amerikës. Burimi i fotos: Instagram

Skye ka thyer rregullat etike të këndimit, teksa është ulur në gjunjë gjatë interpretimit të himnit shtetëror.

Justine Skye theyn rregullat e etikës së këndimit teksa ulet në gjunjë gjatë interpretimit të himnit të Amerikës. Burimi i fotos: Instagram

Në një shpjegim të dhënë më pas, këngëtarja tregoi se këtë e ka bërë në shenjë proteste ndaj diskriminimit racial dhe dhunës policore.

Sido që të jetë, shkelja e kësaj rregulle ka shkaktuar pakënaqësi te shumë ndjekës të ndeshjes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gxIwLGXeuEA