Site icon Telegrafi

Këngëtarja Fibi dështon keq me photoshopin (Foto)

Këngëtarja e re Fibi është mjaft aktive në skenën muzikore.

Projekti i saj i fundit mbetet bashkëpunimi me miken e saj Evën, kënga “Paris London”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Kohëve të fundit, Fibi preferon që të publikojë më së tepërmi imazhe nga palestra, ku shfaq veten e saj duke bërë ushtrimet nën trajnimin e Gen Zeqirajt.

Por fakti që publikon imazhe direkte nga palestra na bën të njohim më mirë trupin e saj, i cili nuk duket të jetë i njejti me atë që shfaq në fotografitë e tjera në Instagram.

Faqja “Vipat e bllokut” i ka nxjerr së fundmi në shesh “mashtrimet” që këngëtarja bën me anë të përdorimit të photoshopit. /Telegrafi/

Exit mobile version