Skenës muzikore shqiptare dita-ditës po i shtohen këngëtarë të rinj shumë të talentuar, të cilët po sjellin një frymë të re në tregun tonë.
Donika Shabani është këngëtarja më e re e labelit “On Records”, e cila ka vendosur të debutojë në skenë me emrin e saj artistik Nikka.
“Boll mo” titullohet kënga e saj e parë, e cila është punuar nga Zzap dhe Chriss, ndërsa tekstin e ka shkruar rap-artisti Fero.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni XL Films.
Mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia e Nikkas në karrierën e saj muzikore, starti i së cilës duket të jetë me këmbë të mbarë. /Telegrafi/