Telegrafi

Këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey thotë se kishte tentuar të vetëvritej në moshën 17 vjeçare

Halsey. Foto: Sam Wasson/Getty Images/Guliver

Këngëtarja Halsey është bërë shumë e pëlqyer për publikun, veçanërisht pas publikimit të hitit “Without Me”.

Së fundmi, ajo ka rrëfyer në një intervistë se si balada e saj e suksesshme është e inspiruar nga ngjarjet që kanë ndodhur në jetën reale.

Halsey ka treguar kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe kishte tentuar të vetëvritej, e krejt kjo për shkak të depresionit pas ndarjes nga i dashuri.

Ajo u pranua në spitalin psikiatrik dhe qëndroi për 17 ditë, këngëtarja e hitit “Without Me” u diagnostikua me çrregullime bipolare.

“Kishte shumë gjëra që ndodhën menjëherë, me një mungesë të plotë të drejtimit”, tha Halsey, tani 24 vjeç, për Glamour.

Halsey (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

“Duke pasur parasysh atë që kam përjetuar dy vitet e fundit, në qoftë se unë nuk do të ndalja tentimet për vetëvrasje, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur?”, ka thënë tashmë 24-vjeçarja në një intervistë për Glamour.

Halsey ka marrë një diagnozë të endometriozës, pësoi një abort dhe duroi një shpërbërje të madhe publike me ish-të dashurin e saj, reperin G-Eazy – dhe të gjitha këto ndodhën përbrenda një viti. /Telegrafi/

Halsey (Foto: David Becker/Getty Images/Guliver)