Telegrafi

Këngëtarja e famshme u kushton këngë qenve (Audio)

Leona Lewis ka publikuar këngën me titull “We Are All (Looking for Home)”, të cilën ua ka kushtuar qenve dhe në këtë mënyrë e ka mbështetur luftën për mbrojtjen e këtyre kafshëve.

Ajo ka bashkëpunuar me fituesen e Grammyt, Diane Warren, për realizimin e kësaj këngë që i kushtohet edhe fondacionit Vanderpump Dog Foundation, i cili udhëhiqet nga Lisa Vanderpump dhe burri i saj, Ken Todd.

“Kënga paraqet një lëvizje për botën humane për të gjithë qentë dhe simbolizon një britmë globale për ndryshime”, ka thënë Todd. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=f87q95rgNPM