Telegrafi

Këngëtarja e famshme Ciara pranohet në Universitetin e Harvardit

Ciara (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme, Ciara, ka dhënë një lajm të mirë së fundmi për fansat e saj.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka u ka kumtuar ndjekësve lajmin se është pranuar në Universitetin e Harvardit.

Ciara (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në mbishkrimin e fotografisë, Ciara thotë se një ëndërr të tillë e kishte pasur gjithmonë, por që muzika e kishte devijuar paksa nga studimet.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në kolegj, por karriera ime muzikore me çoj në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse”, ka shkruar këngëtarja.

“Këtë javë u pranova në Harvard. Fjalët nuk mund t’i përshkruajnë emocionet e mia”, ka shtuar më tej Ciara.

Përndryshe, ajo ka bërë të ditur se studimet në këtë universitet do t’i kryejë në fushën e biznesit. /Telegrafi/

Ciara (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)