Sukseset e kreatores shqiptare, Fjolla Nila, po shtohen çdo ditë më shumë.
Dhe, listës së emrave me famë botërore që kanë veshur kreacionet e saj tani i është shtuar edhe këngëtarja e njohur amerikane, Kelly Rowland.
Ish-anëtarja e grupit të famshëm të vajzave “Destiny’s Child” ka sjell portretin familjar me anë të një kartoline për festat e fundvitit, teksa shihet bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
40-vjeçarja shihet në një fustan të gjatë elegant me ngjyrë vjollcë, i cili është dizajn i stilistes nga Peja.
Këngëtarja amerikane postoi imazhin në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron mbi 12 milionë ndjekës.
“Urime Krishtlindjet. Ju uroi gëzim, dashuri dhe prosperitet. Për ju dhe të gjithë të dashurit tuaj!”, ka shkruar Rowland në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta foto është postuar edhe në Instagramin zyrtar të dizajneres së famshme nga Kosova. /Telegrafi/