Në mesin e shumë artistëve të infektuar nga coronavirus (COVID-19) ka rezultuar të jetë edhe këngëtarja e grupit “Cascada”, Natalie Horler.
Këngëtarja këtë e bëri të ditur përmes një videoje në rrjetin social Instagram, ku njoftoi se kishte simptoma të tilla, si ethe dhe dhimbje koke, shkruan Daily Mail. Natalie, e cila jeton në Gjermani thotë se ndihet mirë, vetëm se ka simptoma të lehta nga virusi.
“Unë veçse kam qenë e izoluar, por tani thjesht nuk do të largohem nga shtëpia për 14 ditët e ardhshme të karantinohem në një vend të hapur”, ka shkruar këngëtarja.
Megjithatë pasi vendosi që ajo dëshironte të dinte nëse ishte e infektuar me virusin vdekjeprurës, Natalie pagoi 128 euro për të bërë testin.
Pasi rezultoi pozitive, Natalie mori qindra komente në postimin nga fansat e saj duke i uruar shërim të shpejtë.
Natalie është anëtare e grupit “Cascada” së bashku me DJ Manian dhe DJ Yanou. Treshja përfaqësoi Gjermaninë në festivalin Eurovision në vitin 2013 në Malmo të Suedisë. /Telegrafi/