Telegrafi

Këngëtarja dhe ish-të dashuri, bien në sy të të gjithëve: Dhunë apo lojë për famë në tepihun e kuq (Video)

Alina Yan e ka qëlluar me çantë dhe grushte në fytyrë reporterin e njohur si Roman, në një organizim muzikor që po zhvillohej në Krasnogorsk të Rusisë.

Këngëtarja është ofenduar kur gazetari – ish-i dashuri – është tallur me veshjen e saj. Ajo u bë e dhunshme, por as ai nuk e la pa iu kundërvënë, transmeton Telegrafi.

“Dukesh si ‘Maçoku me Çizme’, si munde të dilje kështu”, i ka thënë Romeo, derisa po qëndronin në tepihun e kuq.

Më poshtë mund të shihni reagimin e tyre, që për shumë shikues është konsideruar veç një shfaqje për të rënë në sy të publikut.

“Ata janë ndarë para disa ditësh. Duket sikur gjithçka të jetë me skenar. Shikoni si u janë shtuar tani ndjekësit në rrjetin social, që të dyve”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/