Telegrafi

Këngëtarja britanike para 90 mijë njerëzve ka përjetuar turpin më të madh në karrierë (Video)

Këngëtarja e re britanike, Karen Harding, e cila u bë e famshme si pjesëmarrëse e X-Factor, kishte nderin të këndojë himnin kombëtar para 90 mijë njerëzve në të finales së FA Cup.

Te këngëtarja e re ishte e qartë se ekzistonin emocione, ku para këndimit ishte gjithçka në rregull. Kur filloi muzika, të gjithë prisnin që Karen të fillojë të këndojë. Pritën. Pritën.

Në fakt, Karen nuk e kishte dëgjuar muzikën, kur i dhanë shenjë të këndonte. Edhe Wayne Rooney filloi të këndonte para se të dëgjohej në stadium zërin i Karenit.

Ajo e këndoi pjesën tjetër të himnit kombëtar, ndërsa pas përfundimit të këngës me ironi ka duartrokitur duke shikuar në kamerat. /Telegrafi/