Site icon Telegrafi

Këngëtarja Blerta Kosova sjell “Një grusht qershi” në versionin elektronik (Video)

Kënga “Një grusht Qershi”, që u krijua nga rok grupi Gjurmët në vitet e 80-ta, është kënduar nga këngëtarë të shumtë, kryesisht gjatë organizimeve të ndryshme nëpër mbrëmje.

Por, kësaj radhe vjen në një version elektronik nga Blerta Kosova, e cila punoi edhe pjesën melodike, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë, që Blerta sjellë një përpunim në gjuhën shqipe, pasi të gjitha këngët që i ka lansuar deri më tani janë në gjuhën angleze.

Kjo vjen si pjesë e një projekti, ku përfshihet edhe lansimi i albumit që do të ndodhë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version