Telegrafi

Këngëtarit i bien dhëmbët, por s’e ndal këngën (Video)

Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Cork të Irlandës, këngëtari ka pësuar një moment të turpshëm.

Keqin Owens ka qenë duke e ‘kall’ dasmën, kur i ka dalë proteza e dhëmbëve dhe i ka rënë në dysheme, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi që t’i kap dhëmbët, ai ka vazhduar të këndojë.

Por, një i pranishëm i ka marrë dhëmbët, dhe pasi ia ka treguar të pranishmëve, ia ka kthyer këngëtarit.

E, ky i fundit i ka futur në gojë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. /Telegrafi/