Greg Page, themelues i grupit muzikor për fëmijë “The Wiggles”, ka humbur vetëdijen gjatë një koncerti në Sydney.
Ai kishte interpretuar për një orë e gjysmë në skenë, para se të pësonte arrest kardiak – bën të ditur BBC.
Në një njoftim të grupit thuhet se muzikanti është dërguar në spital dhe është duke u mjekuar.
Grupi “The Wiggles” u themelua në vitin 1991 dhe ka shituar dhjetëra miliona CD dhe DVD anekënd botës.
Page ka qenë themelues i grupit dhe këngëtari kryesor. Ai u pensionua për shkak të gjendjes shëndetësore në vitin 2006, për t’u kthyer shkurt në vitin 2012 me ç’rast u tërhoq sërish.
Të enjten ishte ditëlindja e tij e 48-të, ndërsa ky koncert ishte pjesë e përpjekjeve bamirëse për t’i ndihmuar të prekurit nga zjarret në Australi. /Telegrafi/
As has been reported, our friend Greg Page suffered a cardiac arrest at the end of the bushfire relief performance and was taken to hospital. He has had a procedure and is now recovering in hospital. We appreciate your kind messages and concern.
— The Wiggles (@TheWiggles) January 17, 2020