Site icon Telegrafi

Këngëtari turk do të votojë për Eneda Tarifën në Eurosong (Video)

Këngëtari turk, Serhat Hacipasalioglu do të përfaqësojë San Marinon në “Eurosong” me këngën “I Didn’t Know”.

Ditën e djeshme, ai vizitoi Shqipërinë dhe tregon për “Shekulli”-n ndjesinë e të përfaqësuarit një tjetër shtet

Është hera e parë që vizitoni Shqipërinë? Si do e përshkruanit momentin kur sapo arritët këtu?

Në dy orët e para, vura re se në Tiranë ka një trafik shumë të rënduar. Sigurisht që ky trafik është i pakrahasueshëm me atë të Stambollit. Aktualisht Shqipëria dhe Turqia janë vende të lidhura me njëra-tjetrën, ndaj dhe ne kemi një lidhje të ngushtë me vendin tuaj. Ne e njohim Shqipërinë dhe dimë që kultura juaj është shumë pranë asaj turke, dhe unë isha i bindur që do të ndjehesha komod këtu. Tirana të jep menjëherë bindjen e një qyteti komod e të rehatshëm. Ndonëse njerëzit këtu flasin për stres e ngarkesë, unë Tiranën e shoh shumë pranë shijeve të mia dhe kulturës sime. Kjo është hera e parë që jam këtu, por sigurisht jo e fundit.

Si ndjeheni që do të përfaqësoni San Marinon në “Eurosong”?

Jam shumë krenar natyrisht, sepse është përgjegjësia e të përfaqësuarit një vend tjetër. Mbi të gjitha ndihem i nderuar dhe i vlerësuar sepse këto janë gjëra që ndodhin një herë në jetë. Është një sfidë e madhe për një artist të përfaqësoje një vend tjetër, dhe unë them gjithmonë që i dua sfidat. Unë kam gjithashtu përgjegjshmërinë e Turqisë, pasi Turqia nuk përfaqësohet zyrtarisht nga kënga turke në këtë Eurovizion. Kështu që, populli i vendit tim është krenar për këtë arritje dhe e di që do më mbështesin shumë. Është përgjegjësi e dy vendeve, ndaj pas zgjedhje së San Marinos ne patëm disa ide si të bashkonim atë që kisha në mendje dhe atë që duhej. Po unë e dija që në fillim që doja të këndoja këtë këngë, pasi ajo sjell rryma të ndryshme , ndaj dhe San Marinos i pëlqeu dhe vendosim ta sjellim në Eurovizion. Të jesh atje është gjithmonë një privilegj për çdo artist, sa herë të ngjitet në atë skenë dhe unë e njoh rrugën e muzikës sime dhe e di që pas kësaj gjërat do ndryshojnë sidomos në agjendën time, do të ketë një efekt të mirë në karrierë, por jo vetëm.

Çfarë mendoni për “Eurosong” dhe këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë?

Ne e njohim strategjinë e suksesit që vjen më pas. Unë e dua Enedën, e kam njohur 14 vjet më parë, ishte shumë e mirë, një person jo vetëm i bukur, por edhe një zë i bukur. Unë ndihem krenar për të. Kënga e saj është klasike dhe po performon shumë mirë. Ajo do të tregohet gjigante në atë skenë. Unë e mbështes dhe do ta votoj Enedën. Këngën time e dua se ndryshe nuk do ta këndoja, por ndryshojnë këto dy këngë nga njëra-tjetra, kanë një koncept ndryshe. Plus që unë jam një artist ndryshe. Mendoj që Eurovizionit i duhen vizione të reja, sepse shumë këngë vinë të kopjuara nga vitet e mëparshme. Këngët tona, e imja dhe e Enedës nuk kanë lidhje më këtë që sapo thashë, ndaj edhe audienca do të na votojë, sepse jemi ndryshe.

Cilat do të jenë projektet e ardhshme?

Unë jam shumë praktik, kam shumë plane, por për momentin jam duke u fokusuar te Eurovizioni. E lëvroj artin sepse kam 19 vjet që jam në këtë fushë. Kam gati një këngë të re, të cilëndo e publikoj në tetor, por fillimisht do të punojmë për klipin e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=LKbme9K1yR8

Exit mobile version