Albert Stanaj ka qëndruar në kontinentin evropian.
Ai, fillimisht ishte pjesë e spektaklit të zbulimit të talenteve “The Voice of Albania” ndërsa më pas ka udhëtuar për në Itali.
Stanaj ka qenë mbrëmë i ftuar për të performuar në një event shumë privat të futbollistit KevinPrince Boateng, transmeton Telegrafi.
Mesfushori i dikurshëm i Milanit, i cilit tashmë luan për Las Palmas, ka zgjedhur shqiptarin për të performuar këngën ‘Romantic’, me të cilën u kurorëzuan vitin e kaluar në ceremoni të ngushtë familjare.
Vlen të theksohet se të pranishëm kanë qenë shumë futbollistë si dhe ylli italian i muzikës, Eros Ramazotti.
Kujtojmë se Stanaj ka kënduar kohë më parë edhe në ndejën e mikut dhe mikeshës, Chris Brown, gjegjësisht Jennifer Lopez. /Telegrafi/