Site icon Telegrafi

Këngëtari që këndon refrenin në “Shoqnia” të Skivit dhe Cozman, vjen në bashkëpunim me Klepton (Video)

 

Ka shumë kohë që dy grupet më të suksesshme shqiptare të hip-hopit, TBA dhe Babastars, janë në rivalitet, por siç duket këngëtari më i ri i estradës ka arritur t’i bashkojë.

Bëhet fjalë për Petrit Ibishin, djaloshi që këndon refrenin në këngën “Shoqnia”, bashkëpunimi i Skivit dhe Cozman.

Pas kësaj kënge shumë të suksesshme,ai së shpejti do të sjellë bashkëpunimin e radhës, por këtë herë në bashkëpunim me anëtarin e TBA-së, Klepto.

Kënga mban emrin “Bujna”, ndërsa është realizmin i Kicobeatz dhe videoja është punuar nga AVDdigital.

Lansimi i këngës pritet të behet të premten, ndërsa një pjesë e shkurtër e klipit është publikuar në Instagrim. /Telegrafi/

Exit mobile version