Një tragjedi ndodhi për fansat e këngëtarit brazilian të muzikës ungjillore, Pedro Henrique, teksa ai pësoi kolaps në skenë në mes të një performance dhe vdiq.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë një eventi fetar në Brazil, ku Pedro po këndonte një këngë kur papritmas ra i pafuqishëm në dysheme dhe gjithçka është xhiruar në një video, shkruan TMZ.
Pamjet tregojnë Pedron në skajin e skenës duke interaguar me turmën dhe duke e kënduar këngën “Vai Ser Tão Lindo”, kur duket se humbet ekuilibrin duke rënë prapa para bandës së tij dhe duke rënë në tokë.
30-year-old singer Pedro Henrique just collapsed and died on stage.
The new normal is not normal.
— End Wokeness (@EndWokeness) December 14, 2023
Pas kolapsit të Pedros në skenë, njerëzit nxituan ta ndihmonin teksa turma e tmerruar shikonte në shok.
Pedro u dërgua nga vendi i koncertit në një klinikë mjekësore aty pranë, ku u shpall i vdekur dhe shtëpia e tij diskografike, Todah Music, njoftuan se ai pësoi një sulm në zemër.
Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe ishte një këngëtar i njohur i zhanrit të cilin e këndo – pra muzikës ungjillore.
Pedro Henrique ndiqej nga mbi 1.3 milion njerëz në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/