Telegrafi

Këngëtari Naser Berisha: Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë fjetur te unë

Këngëtari i njohur nga Kosova, Naser Berisha, ka ndarë me publikun hapat e tij në fushën e muzikës dhe angazhimet politike gjatë një interviste të thellë në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10.

I njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe këngët që prekin zemrat e dëgjuesve, Berisha ka rrëfyer rrugëtimin e tij muzikor që ka filluar në mërgim dhe ka kulmuar në skenat më të mëdha.

Ai është ndalur edhe te përvoja e tij politike,  duke theksuar lidhjen e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Foto: Naser Berisha/Instagram

Naser Berisha ka zbuluar se liderë të kësaj lëvizjeje, si Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, kanë qenë mysafirë në shtëpinë e tij në Gjermani dhe kanë kaluar netë aty.

“Albini e Glauku kanë qenë me flejtë edhe te unë”, ka rrëfyer ai, duke dhënë një pasqyrë të mikpritjes që i karakterizon shqiptarët dhe të marrëdhënieve që i ka pasur me figura kyçe politike.

Fansat e muzikës dhe të ndjekësit e spektrit politik të Kosovës e kanë përcjellë me interes këtë intervistë, duke iu afruar më shumë figurës së Berishës në të dyja aspektet e karrierës së tij. /Telegrafi/