Site icon Telegrafi

Këngëtari i muzikës ‘country’, Joe Diffie ndërron jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19

Joe Diffie (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Stagecoach/Guliver)

Ylli amerikan i muzikës ‘country’, Joe Diffie, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Zëdhënësi i tij ka thënë për Variety se muzikanti ka vdekur pas komplikimeve të traktit respirator nga COVID-19.

“Legjenda e muzikës ‘country’, fitues i çmimit Grammy, Joe Diffie, ka vdekur sot, e diel, 29 mars, nga komplikimet e coronavirusit (COVID-19)”.

“Familja e tij kërkon të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë”, është thënë në njoftim.

Diffie kishte njoftuar të premten në Instagram se kishte rezultuar pozitiv në testin për coronavirus dhe se ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Joe ishte i njohur për më shumë se 20 hite të përfshira në krye të top-listave amerikane, ndërsa gjatë karrierë ka publikuar 13 albume shumë të suksesshme. Kulmi i karrierës së tij ishte në vitet e nëntëdhjeta. /Telegrafi/

Joe Diffie (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Stagecoach/Guliver)
Exit mobile version