Telegrafi

Këngëtari i mirënjohur turk e me famë botërore vjen në Kosovë, performon për herë të parë në Ballkan

Me 24 shkurt 2018, në Gold Pool Club, Prizren, këngëtari Rafet El Roman do të mbajë koncert për herë të parë në Ballkan.

Një emër i mirënjohur ne Turqi, këngëtari Rafet El Roman do të përformojë në Kosovë, më saktësisht në klubin Gold Pool, në Prizren.

Ai do të performojë për të gjithë adhuruesit e tij nga Kosova dhe rajoni, të cilët do ta kenë mundësinë që ta ndjekin direkt.

Klubi Gold Pool kishte realizuar një anketë të quajtur “Kim Gelsin to Prizren”, ku të anketuarit mund të zgjedhnin mes Yusuf Güney dhe Rafet El Roman, dhe ata zgjodhën këtë të fundit, duke e hapur rrugën për koncertin e këtij këngëtari në Prizren.

Për artistin Rafet El Roman, kjo është hera e parë që vjen të performojë në Ballkan, më saktësisht në Prizren, një vend ku jeton një pjesë e madhe e komunitetit turk në Kosovë, dhe do të përformojë këngët e tij më të bukura.

Ai ofron kështu shumë argëtim për të gjithë ata që ju pëlqen muzika e tij, dhe që kanë zgjedhur atë për ta parë tek përformon live në klubin Gold Club, në Prizren.