Telegrafi

Këngëtari kolumbian u turpërua keq, derisa i këndonte ish të dashurës në autobus (Video)

Tentoi ta kthente ish të dashurën, duke i kënduar para udhëtarëve të autobusit, por këngëtari kolumbian u turpërua kur ajo ia zbrazi në fytyrë një shishe me ujë.

Mateo De Dios angazhoi edhe një grup muzikantësh folklorik, që së bashku të këndonin gjatë udhëtimin nëpër kryeqytetin e Kolumbisë, transmeton Telegrafi.

Indiferente ndaj këngëtarit, ajo mbante kokën anash dhe nuk e shikonte, derisa e ndaloi me veprimin e pa pritshëm.

Në bazë të pamjeve, as të pranishmit nuk dukej se ndiheshin të qetë, derisa këngëtari ndaloi performancën. /Telegrafi/