Tentoi ta kthente ish të dashurën, duke i kënduar para udhëtarëve të autobusit, por këngëtari kolumbian u turpërua kur ajo ia zbrazi në fytyrë një shishe me ujë.
Mateo De Dios angazhoi edhe një grup muzikantësh folklorik, që së bashku të këndonin gjatë udhëtimin nëpër kryeqytetin e Kolumbisë, transmeton Telegrafi.
Indiferente ndaj këngëtarit, ajo mbante kokën anash dhe nuk e shikonte, derisa e ndaloi me veprimin e pa pritshëm.
Në bazë të pamjeve, as të pranishmit nuk dukej se ndiheshin të qetë, derisa këngëtari ndaloi performancën. /Telegrafi/