Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, është mirëpritur nga Ambasada e Kosovës në Londër.
Pas kësaj mikpritjeje që i është bërë atje, ai ka publikuar disa fotografi nga takimi me përfaqësuesit e ambasadës në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu ka shkruar se arsyeja e këtij takimi ishte një bashkëpunim i mundshëm mes palëve, e që është pritur mirë nga Ambasada e Kosovës në Londër.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Një Kosovë në zemër të Londrës! Sot isha mysafir në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, një mikpritje vëllazërore nga dy njerëz që aq bukur na përfaqësojnë para Anglisë dhe botës, janë këta: u.d. Heroina Telaku dhe z.Ymer Berisha! Biseduam gjatë për mundësitë e bashkpunimit dhe gjetëm një përkrahje të pakursyer! Ky takim nuk do të ishte i mundur pa njeriun më Pozitiv që e kam takuar në Londër z. Ramadan Berisha. Kënaqësi e veçant dhe shumë falenderime për mikpritjen e ngrohtë. Me respekt të veçant për punën tuaj të çmuar, K.SH”, ka shkruar Korab Shaqiri në Instagram. /Telegrafi/