Site icon Telegrafi

Këngëtari Jeremih në kujdes intensiv, i përkeqësohet gjendja nga COVID-19

Jeremih (Foto: Mirror)

Këngëtari i njohur amerikan, Jeremih, është infektuar me virusin vdekjeprurës që po kaplon botën.

Por, gjendja e tij është duke u përkeqësuar, pasi sipas raportimeve ai është dërguar në kujdes intensiv, shkruan Mirror.

33-vjeçari është shtruar në spital në fillim të kësaj jave, ndërsa tani po përdor edhe oksigjeno-terapi.

(Foto: Mirror)

Sipas burimeve të TMZ, nuk i dihet ende për sa kohë ai ka qenë i infektuar, por që gjendja e tanishme nuk është e mirë.

I pari që e bëri të ditur rastin ishte reperi 50 Cent, i cili lutej për shëndetin e mikut të tij,

(Foto: Mirror)

Jeremih, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Flton, është i njohur për këngët si, “Birthday Sex”, “Doën on Me” dhe “Don’t Tell Em”. /Telegrafi/

(Foto: Mirror)
Exit mobile version