Site icon Telegrafi

Këngëtari i verbër turk thyen rekordin e vozitjes me Ferrari

Senturk dridhej derisa dilte nga Ferrari F430 AT në aeroportin e qytetit turk Urfa në lindje të Turqisë. Ai mësoi nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness se shpejtësia e tij mesatare ishte 292.89 km/h duke thyer kështu rekordin e mëhershëm prej 284 km/h, i cili mbahej nga një menaxher i verbër banke nga Britania.

“Nuk mendoj se ka fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë, jam vërtetë i lumtur. Ishte vërtetë vështirë, ishte si të vallëzoje me vdekjen”, tha Senturk, i cili është verbuar që në moshën tre vjeçare.

Në ndjekje të Senturkut me një makinë tjetër ishte ish- shoferi i garave rally Volkan Isik, i cili e udhëhoqi njeriun e verbër nëpërmjet radios. /Telegrafi/

Exit mobile version