Site icon Telegrafi

Këngëtari i grupit “Aurora” bëhet baba

Maji i vitit 2016 për Yll Vallën do jetë një ditë e veçantë, sepse këngëtari është bërë baba për herë të parë.

Prive.al mëson se të dielën paradite, bashkëshortja e anëtarit të grupit “Aurora” ka sjellë në jetë foshnjën, fryt i dashurisë disavjeçare.

Foshnja e shëndoshë është e gjinisë mashkullore teksa detajet e tjera nuk janë bërë të ditura.

Ndryshe, Yll Valla kurorëzoi dashurinë me gjakovaren Albulena Xharra në vitin 2014.

Momentalisht, Ylli që bashkë me Nazin ka kohë që nuk ka sjellë projekte muzikore, është i angazhuar me punë në një prej dikastereve qeveritare të vendit.

Në ndërkohë pritet një rikthim i grupit “Aurora” me projekte të reja.

Exit mobile version