Kanë filluar pushimet edhe për këngëtarin më të përfolur turk.
Bëhet fjalë për Murat Boz, i cili shihet teksa po pushon pranë plazheve turke.
Por, ai nuk po relaksohet i vetëm, pasi që në krah të tij shihet aktorja me prejardhje shqiptare, Asli Enveri, transmeton Telegrafi.
Në fakt, tash e disa kohë dyshja janë në lidhja dhe këtë e dëshmojnë teksa publikojnë fotografi dhe video në rrjetet sociale.
Ndryshe, Asli e ka pranuar në disa raste se ka prindërit prej Kosovës dhe ndihet krenare që është shqiptare. /Telegrafi/