Site icon Telegrafi

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i njohur Khalid është deklaruar homoseksual pasi u bë publik në rrjetet sociale.

26-vjeçari nga El Paso – me emrin e plotë Khalid Donnel Robinson – shkroi në X (ish-Twitter) të premten mbrëma për të adresuar orientimin e tij seksual, shkruan DailyMail.

Ai postoi një status të shkurtër që thoshte: “[Flamuri i krenarisë LGBT+]! Ja ku e keni. Tani tema tjetër, ju lutem”.

“Dil mos thuaj që Khalid është GEY!” shkroi dikush, të cilit këngëtari iu përgjigj duke e ripostuar dhe shkruar: “Jam! Dhe kjo është në rregull”.

Këngëtari i njohur nuk e ndali këtu deklarimin e tij dhe vazhdoi në platformën e tij.

Ai shkroi: “Më nxorën publikisht dhe bota vazhdon të rrotullohet. Le ta bëjmë të qartë (lmao), nuk kam turp nga seksualiteti im!”.

“Në të vërtetë kjo nuk është puna e askujt! Por jam mirë me veten time [emoji zemër e zezë] ju dua të gjithëve”. shkroi tutje ai.

Ai vazhdoi të ishte aktiv në rrjetet sociale, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Po të pranojmë. Nuk ka të bëjë me kë dashuron, ka të bëjë me artin tënd! [emoji zemër e bardhë]”.

Khalid ripostoi dhe iu përgjigj duke shkruar: “Nuk po fshihja asgjë! Thjesht nuk është puna juaj”.

Një tjetër fans ndau një fragment të këngëtarit duke kërcyer në klipin e tij për këngën “Satellite”.

Përdoruesi shkroi: “Pastaj ishte himni LGBT+ që na dha në vitin 2022, por ju e injoruat. Gjithsesi, urrej që Khalid u detyrua të dalë publikisht, por ai nuk po ‘fshihte’ asgjë. Thjesht nuk kishte nevojë t’i tregonte askujt”.

Khalid e vlerësoi këtë koment dhe e ripostoi me mbishkrimin: “Faleminderit! Nuk po fshihja asgjë”.

Ai e përmbylli natën e tij aktive duke shkruar: “Ok, ju dua të gjithëve faleminderit. Tani po largohem [emoji shenjë paqeje]”.

Khalid ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi këngët e tij “Location” dhe “Young, Dumb & Broke” janë renditur në Billboard Hot 100 dhe janë certifikuar me diamant nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit (RIAA). /Telegrafi/

Exit mobile version