Telegrafi

Këngëtari i famshëm dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtari i famshëm amerikan, Prince, është dërguar me urgjencë në spital – bëjnë të ditur mediat amerikane.

57-vjeçari është hospitalizuar, pasi aeroplani i tij bëri ulje emergjente në Illinois, pak orë pas performancës së tij në Atlanta, raporton TMZ.

Pas aterrimit të aeroplanit, muzikanti është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.

Akoma nuk dihet gjendja e tij. Një burim i ka thënë portalit se ai nuk është mirë, derisa një tjetër se është lëshuar në shtëpi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Prince nuk kanë dalë me njoftim zyrtar. /Telegrafi/