Site icon Telegrafi

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Foto: Screenshot/Instagram

Gavin Rossdale e ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij, Xhoana Xheneti.

Rossdale ndau për herë të parë një foto me Xhoana X në Instagram në mars 2024, një muaj para se të merrnin pjesë së bashku në iHeartRadio Music Awards.

Frontmeni i “Bush” ishte i martuar më parë me Gwen Stefani, me të cilën ai ka tre djem: Kingston, Zuma dhe Apollo.

Ndërsa Rossdale ka lidhje që nga ndarja e tij nga Stefani, ai tenton ta mbajë jetën e tij romantike larg vëmendjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gavin Rossdale

Në korrik 2020, muzikanti u hap me revistën People se nuk ishte “shumë i mirë” në marrëdhënie.

Gjatë një paraqitjeje në mars 2024 në ‘podcast’-in e “Amy & TJ” me Amy Robach dhe TJ Holmes, Rossdale tregoi se ishte ai që kontaktoi Xhoana X.

Xhoana në ndërkohë me prejardhje është nga Shqipëria.

E rritur në Shqipëri, Los Angeles dhe New York, Xhoana ushtron profesionin e këngëtares.

Rossdale dhe Xhoana X janë në lidhje që nga viti 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version