Telegrafi

Këngëtari dhe aktori Lee Jihan, njeri nga viktimat në përplasjen e turmës në Seul për Halloween

(Foto: Deadline)

Këngëtari dhe aktori jugkorean, Lee Jihan, ishte një nga viktimat që humbën jetën në përplasjen e turmës gjatë Halloweenit në Seul të shtunën mbrëma, e cila ka marrë jetën e mbi 150 njerëzve.

Rritja e turmës u përqendrua në një rrugicë të ngushtë dhe të pjerrët në lagjen Itaewon të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Është fjala për një lagje të njohur për jetën e natës, me dëshmitarë dhe të mbijetuar që kujtonin një kaos “si ferri” njerëzish që binin mbi njëri-tjetrin “si domino”.

Një deklaratë nga dy agjencitë që përfaqësonin Lee i bëri homazhe yllit 24 vjeçar, duke thënë se ai ishte “një person i ndritur dhe i vërtetë që gjithmonë buzëqeshte dhe i përshëndeste njerëzit me kujdes”.

Lee u bë i famshëm në një spektakël televiziv të talentëve të Koresë së Jugut, “Produce 101”, përpara se të kalonte me sukses edhe në aktrim. /Telegrafi/