Telegrafi

Këngëtari amerikan, Johnny Bush vdes në moshën 85 vjeçare

Johnny Bush, tekstshkruesi dhe këngëtari i zhanrit ‘country’, i njohur për tekstin e hitit të Willie Nelson “Whisky River”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Menaxheri i Bush konfirmoi vdekjen e tij për Rolling Stone dhe data e vdekjes së tij u cilësua 16 tetori.

Johnny Bush (Foto: Rick Kern/WireImage for Shock Ink)

Një shkak i vdekjes u paralajmërua nga menaxheri i tij, por Houston Chronicle raportoi se vdiq nga pneumonia.

Bush, një mik i mirë i Nelson, ishte i popullarizuar në qytetin e tij të lindjes Houston.

Në uebfaqen e tij thuhet se shfaqja e tij e radhës ishte planifikuar të zhvillohej në Lone Star State më 8 nëntor, por u shty për në mars 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lindur Johnny Bush Shinn III më 17 Shkurt 1935 në Houston, interpretuesi ishte i njohur për publikun si Johnny Bush për shkak të një shfaqjeje televizive kur ai ishte 17 vjeçar.

Artisti filloi në industrinë e muzikës falë Nelson, i cili e ndihmoi atë të punonte si baterist në bandën e Ray Price. Kënga e tij debutuese, “Sound of a Heartache”, u lansua në 1967 dhe mori vlerësime nga Nelson, i cili e përshkroi atë në atë kohë si një ‘talent të madh të këndimit’.

Johnny Bush (Foto: YouTube)

Bush shkruajti “Whiskey River” në 1972, i cili u bë një hit global me publikimin e tij nga Nelson një vit më vonë në “Shotgun Willie”.

Interpretuesi, i cili luajti kitarë, fyell dhe daulle, gjithashtu shquhej për hitet si: “Undo the Right” dhe “You Gave Me a Mountain”. /Telegrafi/