Site icon Telegrafi

Këngëtari Adam Schlesinger vdes në moshën 52-vjeçare nga coronavirusi

Vokalisti i grupit “Fountains of Wayne”, Adam Schlesinger, ka vdekur pas një beteje me coronavirusin.

Tekstshkruesi dhe muzikanti fitues i ‘Emmy’ dhe ‘Grammy’, i cili ishte gjithashtu i njohur për punën e tij në shfaqjen televizive “Crazy Ex-Girlfriend”, vdiq të mërkurën në një spital në New York, tha avokati i tij, Josh Grier për Associated Press.

Nuk është e qartë se si apo ku Schlesinger, i cili ishte në fillim të viteve ’50, kontraktoi virusin.

Adam Schlesinger (Foto: Maury Phillips/Getty Images for ASCAP)

Të martën, u zbulua se ai ishte në gjendje kritike. “Adam është shtruar në spital me COVID-19”, tha e dashura e Schlesinger, e cila dëshironte të mbetet anonim, në një deklaratë për Fox News.

“Ai është në gjendje kritike por gjendja e tij po përmirësohet paksa dhe ne jemi optimistë për këtë”, vazhdoi deklarata.

Shqetësimet për shëndetin e Schlesinger qarkulluan në internet të martën herët pasi një llogari e fansave për një grup të cilin ai e themeloi me emrin Ivy pretendoi se muzikanti ishte në një gjendje kome të shkaktuar nga virusi.

Adam Schlesinger (Foto: Bryan Bedder/Getty Images)

Schlesinger u nominua për dhjetë çmime ‘Emmy’, duke fituar tre prej tyre.

Ai u nominua për një çmim Akademie për shkrimin e këngës në filmin e regjisorit Tom Hanks të 1997 “That Thing You Do”. /Telegrafi/

Exit mobile version