Telegrafi

Këngëtarët votojnë (Foto)

Gjatë ditës së sotme (e diele) në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017.

Të drejtë vote kanë pasur të gjithë qytetarët e Kosovës mbi 18 vjeç, ndërsa raportohet se një përqindje e tyre e kanë kryer këtë obligim të tyrin si qytetarë.

Njëlloj kanë vepruar edhe shumë prej fytyrave publike, këngëtarë e artistë, të cilët kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se kanë përfunduar procesin e votimit.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej tyre

Adelina Emini

Ishte e para këngëtare e cila hodhi një fotografi në llogarinë personale në Instagram dhe Facebook, përmes së cilës tregoi se e përfundoi oblgimin e saj si qytetare. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore Adelina ka lobuar për motrën e saj Njomza Emini, e cila kandidon për deputete nga radhët e LDK-së, me ç’rast mendohet që edhe votën ia ka besuar motrës së saj.

 

 

Shkurte Fejza

Edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Skurte Fejza së bashku me bashkëshortin e saj Hajrush Behlulin kryen sot obligimin e tyre si qytetar. Lajmin e bën të ditur vet ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shkruanin: “Urojmë që votimi te kryhet me sukses i qetë dhe dinjitoz”.

Ditë më parë Shkurte Fejza u përfol se po përkrah AAK-në, gjë që e kshte mohuar për Telegrafin, duke treguar se nuk ka aderuar në këtë parti, ndërsa bindjen e saj politike nuk e bën të ditur për opinionin.

Lexo po ashtu Shkurte Fejza mohon aderimin dhe përkrahjen ndaj AAK-së

Gold AG

Reperi Gold AG ka votuar gjtithashtu sot në Prishtinë. Ai publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, e cila e shfaqte atë gjatë ekzaminimit të gishtërinjve në hyrje të klasës së votimit, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruante: “Përhajr na koft”.

Adelina Berisha

Në një nga qendrat e votimit u pa edhe Adelina Berisha. Telegrafi mëson se këngëtarja në fjalë e ka kryer obligimin e saj si qytetare në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, ndërsa nuk është prononcuar asnjëherë rreth bindjeve të saj politike, qoftë në media apo rrjete sociale. /Telegrafi/