Telegrafi

Këngëtarët vazhdojnë të mos kryejnë obligimet tatimore, u ndalohet kalimi jashtë shtetit (Video)

Edhe një vit nga publikimi i listës me emrat e këngëtarëve që akuzohen për mos përmbushje të detyrimeve të tyre, ky problem vazhdon të jetë prezent.

“Ka këngëtarë të cilët janë nën hetime nga prokurori i shtetit”, ka thënë për Prive, Valentina Bytyqi Sefa, zëdhënëse e ATK-së, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shumë këngëtarë kanë mohuar se nuk kanë paguar tatimet, Valentina tha se nuk është e mundur që nga këto dy institucione të shkruhen emra gabim në këtë listë dhe se po të ndodhte deri më tani do të kishim ndonjë ankesë nga këngëtarët, që sipas saj nuk ka asnjë të tillë, pasi lista e emrave që nuk kanë paguar tatim është i saktë.

Megjithëse disa nga artistët tashmë kanë filluar t’i kryejnë këto obligime ka shumë të tillë, të cilët po qe se vazhdojnë me mos kryerje të tyre do të ndëshkohen me ndalesa në kufi dhe mos mundësim të mbajtjes së koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore jashtë shtetit./Telegrafi/