Telegrafi

Këngëtarët më të lumturit me punën e tyre

Në anketë kanë marrë pjesë 13.871 njerëz, ndërsa qëllimi ishte që të zbulohej se cilat profesione i bëjnë më të lumtur njerëzit dhe cilat më të palumtur.

Në grupin e njerëzve që pëlqejnë më së shumti punën e tyre – pas këngëtarëve, renditen zjarrfikësit, njerëzit që prodhojnë pjesë të aeroplanëve dhe sisteme, pediatrit, profesorët e fakulteteve, arsimtarët e shkollave, pastaj menaxherët, detektivët, agjentët dhe psikiatrit.

Ndërkaq, sa u përket të palumturve, pas personave që punojnë në fotokopje, vijnë ata që dorëzojnë postën, zyrtarët komunalë, njerëzit që punojnë nëpër restorante, pastrueset e shtëpive, të punësuarit nëpër hotele, si dhe ata që punojnë në qendrën e telefonatave. /Telegrafi/