Telegrafi

Këngëtarët e ‘Eurovision 2020’ interpretojnë drejtpërdrejt nga shtëpitë e tyre

Eurovision (Foto: SBS)

Festivali Eurovision për herë të parë është mbajtur në një mënyrë më ndryshe se sa herëve të tjera.

Organizatorët e këtij festivali kanë vendosur që edicioni i vitit 2020 të mbahet në mënyrë të drejtpërdrejt, ku këngëtarët mund të interpretojnë këngët nga shtëpitë e tyre.

Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe kjo ngjarje transmetohet edhe nga ekranet shqiptare.

Shqipërinë e përfaqëson këngëtarja shkodrane Arilena Ara, me këngën “Fall From The Sky” e cila tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Festivali i transmetuar në ekrane televizive e rrjete sociale pritet që të bashkojë miliona shikues. /Telegrafi/