Këngëtares shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, duket se ia kanë hakuar një rrjet social mjaft të rëndësishëm, në të cilin ka ndarë me fansat informacione të ndryshme.
Siç tashmë është parë, Instagrami i artistes së mirënjohur është hakuar ndërsa numëronte afro 200 mijë ndjekës.
Personi që ia ka rrëmbyer rrjetin e popullarizuar ka fshirë të gjitha fotografitë e 46-vjeçares, duke lënë vetëm një emër ‘Alejo Canova’.
Lidhur me këtë deri më tani nuk është bërë ende një sqarim nga krijuesja e hitit “Asnjëherë”.
Ajo këtë kohë po vazhdon të jetë më e angazhuar si sipërmarrëse ndonëse nuk ka lënë anash as muzikën.
Në vitin që lamë pas solli disa prurje të reja që u mirëpritën dhe morën reagime të shumta pozitive.
https://www.youtube.com/watch?v=uoEb2c7xVi0&ab_channel=n%27KosoveShow
Në mesin e tyre ishte edhe ‘potpuri 2022’ në bashkëpunim me Burakun që mblodhi mbi dy milionë klikime. /Telegrafi/