Inis Gjoni bashkë me motrën Ingridin ishin të ftuara në emisionin “Pa limit”, që drejtohet nga Luana Vjollca.
Mirëpo pak ditë më pas, Inisit i kanë nxjerrë një video shumë gazmore, ku ajo përpiqet që të bëjë pompa, por nuk e ka idenë as se si duhet mbajtur trupi.
Pozicioni që ka marrë Inisi, jo vetëm që ka marrë të qeshura, por është komentuar edhe më tej, transmeton Telegrafi.
Natyrisht, e gjitha ishte në suaza të lojës së emisionit, ku mikpritësja i vë në pozita të ndryshme mysafirët e saj.
Ndryshe, Ingridi është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa Inisi është larguar paksa prej botës së muzikës.
Luana po vazhdon të udhëheq me sukses emisionin ndërsa thuhet se është duke punuar në këngë të re pas asaj ‘Je veç ti’, i cili ka marrë mbi 1.4 milion klikime në YouTube. /Telegrafi/