Këngëtarja e njohur jugafrikane rastësisht kishte transmetuar live në rrjetet sociale momentin, kur partneri ushtron dhunë ndaj saj në shtëpinë që e ndanin së bashku.
Bëhet fjalë për këngëtaren Babe Wodumo e cila po filmonte live në Instagram nga dhoma e gjumit, kur në një moment u shfaq një burrë i cili është identifikuar si i dashuri i saj dhe që gjithashtu është muzikant dhe njihet si Mandla Maphumulo, transmeton Telegrafi.
Fillimisht dukej gjithçka në rregull, por befasisht ai fillon ta godasë dhe t’ia shkulë flokët. Megjithatë kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra në Afrikën e Jugut dhe ka nxitur policinë të fillojnë hetimet.
“Komisari nacional ka urdhëruar policinë ta lokalizojë vendin ku gjendet Wodumo, me qëllim që të mund ta marrin për intervistim dhe ta konfirmojë nëse është personi i sulmuar në video”, thuhet në komunikatën e policisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BAkk5kBEhzQ