Një grup pro-Shtetit Islamik u bëri thirrje mbështetësve të xhihadistëve të kryejnë sulme në vende të tilla si spitale e tregje në Europë gjatë periudhës së festave dhe urdhëroi myslimanët të qëndrojnë larg festimeve të të krishterëve.
Kërcënimi erdhi pasi autoritetet evropiane kanë rritur forcat e sigurisë pas sulmit me kamion në Berlin që i mori jetën 12 personave dhe plagosi 48 të tjerë para disa ditësh.
Fondacioni Nashir Media, që mbështet Shtetin Islamik, postoi një mesazh online të shoqëruar me imazhin e luftëtarëve me armë dhe thika e një pemë Krishtlindjesh, raporton faqja me bazë në Amerikë US SITE Intelligence Group, që monitoron grupet militante.
“Festimet e tyre, bashkimet, klubet, tregjet, teatrot, kinematë dhe madje spitalet janë objektiva perfekte për ju,” thuhej në mesazhin online të xhihadistëve.
“Fishekzjarrët të zëvendësohen me eksplozivë dhe këndimet e tyre të kthehen në vajtime”.
Mesazhi rikujtoi mbështetësit e Shtetit Islamik për të sulmuar konsullatat dhe ambasadat turke. /bw/