Telegrafi

Këngët me të cilat do të mbahet mend ‘Mbretëresha e muzikës rome’ (Video)

Këngëtarja më e njohur e muzikës rome në hapësirat tona, Esma Redzepova, ka ndërruar jetë në moshë 73 vjeçare, ndërsa falë karrierës së saj të bujshme, ajo nuk do të harrohet lehtë.

Ajo ka mbajtur mbi 22 mijë koncerte, ndërsa ka kënduar mbi 580 këngë, më poshtë jua sjellim hitet e saja më të mëdha.

Hiti i saj më i madh është padyshim, “Caje Sukarije”. Një version të kësaj kënge, ajo e solli edhe në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Jehona Sopi.

Diva e muzikës rome ka bashkëpunuar edhe me Adrian Gaxhën në përpjekje për ta përfaqësuar Maqedoninë në Eurovision.

Më poshtë janë disa këngë më të njohura të Esmas. /Telegrafi/