Site icon Telegrafi

Këngët e suksesshme që u refuzuan nga yjet: “Umbrella” e Rihannas, “Toxic” e Britneyt deri tek ajo e Madonnas “Holiday”

Umbrella e Rihannas, Toxic e Britney Spears dhe Madonna’s Holiday janë të gjitha këngë hit ikonike, por këngët ishin të refuzuara nga yjet e tjerë më parë.

Britneyt iu ofrua fillimisht hiti i vitit 2007 “Umbrella”, por menaxhmenti i saj e refuzoi atë para se ylli të dëgjonte këngën, duke e bërë kryesuesin e top-listës të binte në duart e Rihannas, shkruan DailyMail.

Foto: Mubi

Kënga ikonike e Madonnas, “Holiday”, e vitit 1983, e cila e shtyu atë në yllin e popit, iu prezantua fillimisht anëtares së “The Supremes”, Mary Wilson, e cila zgjodhi të mos merrej me të.

Foto: Recordrunnerusa

Ndërsa hiti i famshëm i Britneyt i vitit 2003, “Toxic”, nuk ra në prehrin e saj, fillimisht u shkrua e u mendua për Janet Jackson, por mëpas iu ofrua Kylie Minogues, e cila refuzoi hitin e ardhshëm “përbindësh pop”.

Spears tha: “Është vërtet ndryshe, prandaj më pëlqen kaq shumë”.

Kënga përfundoi në krye të top-listave në të gjithë botën dhe Spears e fitoi Grammyn e saj të parë. /Telegrafi/

Foto: Nydailynews
Exit mobile version