Site icon Telegrafi

Këngët e Gold AG ende aktive në YouTube (Video)

Këngët e Gold AG nuk janë bllokuar ende në rrjetin social të videove, YouTube.

Alma Lama kishte shokuar opinionin dhe fansat e reperit Gold AG, kur doli në një deklaratë për Zërin duke thënë se këngëtarit i janë bllokuar videot në YouTube dhe llogaritë bankare pas kërkesës së saj dhe vazhdimit të procedurave gjyqësore.

Megjithatë, mjafton një kërkim i lehtë në internet për të mësuar të kundërtën, shkruan Telegrafi.

Më shumë: Tronditet Gold AG? Alma Lama thotë se gjykata ia bllokoi këngët dhe llogaritë bankare

Të gjitha këngët e Gold AG janë më se aktive dhe po vazhdojnë të klikohen fuqishëm.

Aktive është edhe kënga që nxiti sherrin mes Goldit dhe Alma Lamës, “Shqiptar 2”.

Gjithçka lindi kur Gold AG lansoi projektin “Shqiptar 2” me rreth 5 milionë klikime, aty ku ai përmend edhe deputeten Alma Lama, e njohur për mendimin e saj kontravers për islamin radikal.

Prej atëherë çështja ka shkuar deri në gjykatë ku dyshja është përballur dhe ku ende vazhdon procedura ndaj reperit, i cili në asnjë moment nuk është parë i shqetësuar për këtë gjë, e as i penduar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d2tGq4QNG0Y

 

Exit mobile version