Telegrafi

Këngët e Ermal Metës flasin për fëmijërinë e vështirë dhe babanë e tij të dhunshëm

(Foto: Getty Images)

Vitin e kaluar Ermal Meta pushtoi audiencën e Sanremos me këngën “Vietato morire”, një këngë dedikuar nënës dhe të kaluarës së tij të hidhur. Edhe pse kënga fitoi çmimin e tretë ajo ishte ‘fituesja morale’ e festivalit.

Ndërsa në vitin 2018, ai erdhi më fuqishëm se vitin e kaluar me këngën “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me këngëtarin italian, Fabrizio Moro. Kënga flet për terrorizmin, por gjëja e parë që mendoi këngëtari shqiptar kur e këndoi, ishte fëmijëria e tij e hidhur.

Ka qenë vetë këngëtari shqiptar që tregoi si lindi kënga gjatë një interviste pas përfundimit të Festivalit ‘Sanremo 2018’, ku ai dhe Moro fituan çmimin e parë. Kantautori shqiptar ka thënë se pasi shkroi tekstin së bashku me Fabrizion dhe Andrea Febon, iu kujtua babai i tij i dhunshëm – shkruan Caffeinamagazine.it.

Lexo po ashtu Shqiptari fitues i Sanremos - jeta dhe karriera e Ermal Metës

Sipas tij, babai nuk arriti t’i ta pengonte për të bërë një jetë të qetë. Sigurisht për Ermalin nuk ka qenë një fëmijëri e lehtë, por për të e kaluara e ka ndihmuar për të ecur përpara në jetë.

(Foto: Getty Images)

Ai është pyetur nga gazetarët nëse kënga “Non mi avete fatto niente” i kujtonte ndonjë gjë nga jeta e tij dhe përgjigjja e Metës ishte e qartë dhe emocionuese në të njëjtën kohë.

“Kur e këndova për herë të parë këtë këngë më erdhi në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja: ‘Bastard, nuk më bërë dot asgjë’”, ka thënë 36-vjeçari duke iu referuar babait të tij të dhunshëm.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari flet për marrëdhënien konfliktuale me të atin. Ai ka folur dhe më herët për dhunën që babai i tij ka ushtuar kur ishte fëmijë, transmeton BW.

Edhe në dy këngët e mëparshme, si “Lettera a mio padre” dhe “Vietato morire”, flitet për fëmijërinë e dhimbshme të tij. Te “Lettera a mio padre” ka treguar për raportin më prindin. Babanë e përshkruan një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi dhe e quan kafshë.

Ndërsa te kënga me të cilin fitoi vendin e tretë në ‘Sanremo 2017’, “Vietato Morire”, Ermali nxjerr në pah dhunën fizike ndaj tij dhe nënës.