“Abide With Me”, “Amazing Grace” dhe “Jerusalem”, janë lënë në hije nga këngët e Frank Sinatras, Bette Midlerit dhe Robbie Williamsit.
Tema muzikore nga seriali televiziv “Only Fools and Horses”, si edhe telenovelat e tilla si “Coronation Street” dhe “Emmerdale”, janë ndërmjet zgjidhjeve më të shpeshta për ceremonitë e varrimit.
Po ashtu, shumë të kërkuara janë edhe tema muzikore e komikut Benny Hill si edhe “Always Look On The Bright Side of Life”.
Një hulumtim ku janë përcjellë 30.000 ceremoni varrimi, i realizuar vitin e kaluar, ka zbuluar se himnet tradicionale të funeraleve kërkohen vetëm në 35% të varrimeve.
Kënga “My Way” e Frank Sinatras ishte më e popullarizuara, e ndjekur nga “Wind Beneath My Wings” e Bette Midler dhe “Time To Say Goodbye” nga Andrea Bocelli dhe Sarah Brightman.
“You Raise Me Up” nga Westlife dhe “Angels” nga Robbie Williams mbyllin top-dhjetëshin e këngëve të preferuara për funerale.